Ramush t’lumtë!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Ramush, ti burrë i sporteve t’rënda, ti na bëre të “ndihemi” 100% SHTET, ti u bëre “burri” i fortë kundër një armiku qe na ka masakruar në të kaluarën dhe po na vret edhe tani, në shumë forma të ndryshme që nuk po i ceki.

Ramush ti taksën e vendose, po kontrabandën e lejove. Paradoksalisht kjo i bie, që edhe taksa që ka qenë në të kaluarën nuk vlen më. Por ti përsëri je ai burri “i fortë” që na bëre me “ushtri” e me shumë gjëra të tjera.

Ramush, të gjithë po e shohim që ka pak nga ato veprime që mund të shikoheshin në konotacionin pozitiv, por ato nuk mund as për së afërmi të barazvlerësohen me të këqijat që po i ndodhin vendit tonë gjatë kësaj qeverisje.

Ramush, qe disa javë, temë kryesore në të gjithë shoqërinë janë punësimet nga Malisheva në Telekom, punësimet e deputetëve tuaj në koalicion (përfshirë këtu: gjyshërit, nuset, djemtë, vajzat, dhëndurrat, nipat e mbesat). Që të mos mjaftojnë vetëm këto, pjesë të lajmeve i kemi edhe vrasjet e dyfishta apo edhe të trefishta që po ndodhin cdo ditë, e disa prej tyre te bëra edhe nga një pjesë shumë e ndjeshme e shtetit.

Lufta e jote legjendare nuk kontekstohet. As sakrifica që familja jote e bëri për çlirimin tonë. Por, ama Ramush, të bëmat e tua s’janë të amnistueshme. Populli ka pritur shumë më shumë se ç’po shihet e bëhet nga ti.

Qindra të rinjë ikin për çdo ditë nga vendi, profesionistë të fushave të ndryshme. A të shqetëson ky fakt?! Ndoshta në një aspekt po: – frika se do të mbeteni pa elektorat e nuk do të ketë kush të ju votoj për t’qeverisur. Pra nuk do të keni një “mbulesë demokracie për legjitimitet”.

Ramush, si një i ri, student i këtij vendi, të kërkoj të ndalesh!
Ndalu te lutem! Sepse kështu siç është duke vazhduar të gjithë do të shkojmë.
Do të mbeteni vetem, atëherë nuk do të keni kënd të e mashtroni.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-