SBASHK-u, tu kërkoj falje nxënësve për cilsinë e dobët të arsimit!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Pagat që nga paslufta, janë rritur disa herë për mësimdhënësit, por, cilësia në arsim nuk u rrit asnjë herë! Testi i PISA-s, është dëshmia më e mirë se çfarë paga meritojnë mësimdhënësit kosovarë! (natyrisht me përjashtime).
Jo që nuk u shënua rritja e cilësis, por, përkundrazi, cilësia në arsim ka shënuar rënie!

Pse SBASHK-u, për shembull, nuk jep ndonjë alternativë dhe kontributë për rritjen e cilësis, por, kërkojnë rritje të pagave, e cila nuk ka dëshmuar edhe më parë se do të sjellë rritje të cilësis!
SBASHK-u, para se tu kërkoj falje nxënësve për mbajtje të grevës, pra, për mos mbajtjen e mësimit, duhet të kërkoj falje, pse shkollat tona nuk ofrojnë cilësinë e duhur për nxënësit!
Secilit mësimdhënës nuk mund t’i vendoset prapa një inspektor, për të kontrolluar punën e tyre, por, është ndërgjegja e tyre që duhet ta kenë, për punën që ushtrojnë dhe misionin e shenjtë që kanë!

Krahasuar me pagat e mësimdhënësve në shtetet e rajonit, është dashtë të kemi cilësinë të krahasueshëme me disa shtete të BE-së. Por, kur qëllim është paga, të pjesa dërmuese e mësimdhënësve, dhe jo kryerja e punës si duhet dhe me nderë, natyrisht që vihet deri në situata të tilla.
A janë pyetur prindërit, se sa janë të kënaqur me punën e mësimdhënësve?!
Pse nuk u lejua testimi i mësimdhënësve, që të shohin të gjithë nivelin e tyre se çfarë është? Prandaj, secili duhet të paguhet ashtu siç punonë. Ngriteni fillimisht cilësin e arsimit, pastaj kërkoni ngritjen e pagave.

Të gjithë mësimdhënësit, e dijnë se sa punohet në shkollat tona, siç po e dijnë edhe të gjithë qytetarët. Sikur të punohej ndershëm, sikur të kishim mësimdhënës me vlera, do të kishim edhe arsim më cilësor. Por, shkollat tona kanë pakë mësimdhënës që meritojnë atë çfarë po kërkohet nga SBASHK-u.

Por, vërtet mësimdhënësit nuk kanë faj, sepse edhe ata janë pjesë e kësaj shoqërie, ku secili shikon interesat personale dhe familjare, duke harruar interesin e përgjithshëm shoqëror!

Shkruan: Fatmir HALILI

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-