Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale D.L.,S.K. dhe P.M. që të gjithë nga Prizreni, për shkak të dyshimit për shitblerje të 4.694 kilogramëve me drogë të llojit marihuanë.
Gjykata Themelore e Prizrenit njofton se më 1 tetor rreth orës 09:35 minuta në pikë të kontrollit në fshatin Plavë të Dragashit të pandehurit pa autorizim kanë transportuar marihuanë.
“Pas ndalimit të automjetit i cili drejtohej nga i pandehuri me iniciale P.M. policia ka vërejtur një qese të zezë dhe të dyshuarit urdhërohen të dalin nga automjeti, me ç’rast i pandehuri me iniciale D.L. prangoset pasi duke dal nga automjeti tenton ta gjuajë qesen në të cilën kishte marihuanë me peshë prej 4 kg e 694.16 gramë si dhe në një xhaketë kishte të holla në shumën prej 755.80 euro, ndërsa të pandehurit tjerë me iniciale S.K. , P.M. dhe H.V. arratisen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
“Pas bastisjes se kryer me urdhër të Gjykatës në shtëpinë e të pandehurit me iniciale S.K. është gjetur tetë (8) qese të vogla të mbushura me substancë të llojit marihuanë, në shtëpinë e të pandehurit me iniciale P.M. janë sekuestruar 8×50 euro,7×20 euro 10×10 euro, 10×5 euro, një qese plastike e dyshuar si marihuanë në peshë prej 22,2 gr., njëzet e gjashtë (26) qese të vogla të dyshuar si marihuanë me peshë të përgjithshme prej 39.7 gr. , dy mulli”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.