Enes ibn Malik transmeton se një beduin erdhi në xhami dhe pasi që u përshëndet, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e pyeti: – Prej nga na vjen, o njeri i mirë? – Vij nga larg dhe jam në kërkim të disa përgjigjeve për disa pyetje të rëndësishme – iu përgjigj beduini. Atëherë Pejgamberi, a.s., i dha shenjë dhe ai filloi me parashtrimin e pyetjeve në të cilat i Dërguari, a.s., iu përgjigj:
-Dëshiroj të jem inteligjent, çfarë të bëj?
-Frikësoju Zotit!
-Dëshiroj të jem rob besnik ndaj Zotit dhe të bëj çdo gjë që Zoti më urdhëron?
-Lexo dhe mëso Kur’anin!
-Dëshiroj të jem i arsimuar dhe të kem qetësi në zemër?
-Kujto vdekjen!
-Dëshiroj të jem i siguruar nga armiku?
-Mbështetu në Zotin!
-Dëshiroj ta pasoj rrugën e drejtë?
-Bëju mirë të tjerëve për dashurinë ndaj Zotit!
-Çfarë të bëj në mënyrë që t’i shmangem zemërimit të Zotit?
-Frenoji epshet trupore!
-Si të jetoj gjatë?
-Kujto Zotin dhe falënderoju Atij gjithmonë!
-Dëshiroj të përparoj?
-Ji gjithmonë me abdes!
-Si të mbrohem nga xhehenemi – zjarri?
-Mbroji sytë nga pamjet e shëmtuara; ruaje gjuhën nga fjalët e shëmtuara; ruaji duart nga punët e shëmtuara; dhe ruaju nga prostitucioni!
-Si të çlirohem nga mëkatet?
-Lotët le të të rrjedhin nga pendimi dhe betohu se më nuk do ta përsërisësh gabimin të cilin e ke bërë!
-Dëshiroj që bota të më respektoj?
-Nga askush mos kërko asgjë!
-Dëshiroj të jetoj me nder?
-Mos flit për të metat e njerëzve të tjerë!
-Si bëhesh i pasur?
-Lexo dhe mëso suren kur’anore Muzemmil! (73)
-Si ta pushtoj frikën nga Dita e Gjykimit?
-Kujto Zotin para hajes dhe para gjumit!
-Çfarë duhet të bëjë që ta arrij afërsinë e Allahut gjersa falem?
-Merr abdes sipas rregullave dhe orvatu që gjithmonë të jesh i pastër dhe i rregulluar!
Shqipëroi: Mehas Alija
(Breziiri)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.