Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” themeloi Seksionin e Letrarëve të Rinj

Opoja.net Opoja.net Kultura Opoja

Sharr, 12 prill 2018 – Drejtuesit e rinj të klubit letrar “Luigj Gurakuqi” të komunës së Sharrit duket se e kanë nisur mbarë mandatin e tyre. Aktivitetin e parë e kanë zhvilluar të enjten në ambientet e ShFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik, me ç‘rast e kanë themeluar Seksionin e Letrarëve të Rinj.

Kryetare e këtij seksioni është zgjedhur krijuesja e talentuar Vlera Hasani, nxënëse e ShFMU “Samidin Emini” nga fshati Kuk, ndërsa sekretare, Viola Bojaxhiu, nxënëse e ShFMU “Shaban Shabani”, edhe kjo një krijuese e talentuar që premton shumë. Kryetarja dhe sekretarja e Seksionit sipas funksionit do të jenë anëtare të Kryesisë së Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”.
Kryetari i Klubit, Ibrahim Skenderi, theksoi me këtë rast se Seksioni i Letrarëve të Rinj po formohet në mbështetje të nenit 4.5 dhe 4.6 të Rregullores së Klubit, e cila parasheh organizimin e letrareve të rinj në një Seksion të veçantë me qëllim të zbulimit te talenteve të reja dhe nxitjen e afirmimin e tyre.

Të pranishëm në këtë aktivitet, krahas krijueseve të reja, ishin edhe sekretari i Klubit Gursel Idrizi si dhe anëtarët e Kryesisë, Rizan Krasniqi, Uran Bahtijari e Nexhat Ajdini. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-