14 persona të dënuar me burg kanë përfituar nga falja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi ka shpallur një dekret për falje për të dënuarit që po vuajnë dënimin në Burgun e Dubravës, shkruan Opoja Sot.
Në dekretin e publikuar më 10 prill, Presidenti sipas rekomandimit të Komisionit për Shqyrtimin e Kërkesave për Falje mori vendim të falë këta persona:
Agim (Bajram) Dervishaj, i lindur në Gjakovë më 11.02.1959, i falen dy vite
Agim (Malë) Bajraktari, i lindur në Deçan, më 07.03.1972, i falen gjashtë muaj
Ali (Hajzer) Hasani , i lindur në Mitrovicë, më 13.11.1979, i falen dy vite
Diamant (Kamber) Dautaj, i lindur në Deçan, më 20.11.1994, i falet pjesa e mbetur e dënimit
Hasan (Ramadan) Rraci, i lindur në Klinë, më 25.11.1972, i falen tri vite
Jeton (Durak) Kokollari, i lindur në Prizren më 05. 01.1983, i falen dy vite
Kadri (Mehmet) Krasniqi, i lindur në Prizrën, më 05.04.1958, i falet pjesa e mbetur e dënimit
Kadri (Baki) Krasniqi, i lindur në Prishtinë, më 17.12.1968, i falen dy vite
Ndue (Lekë) Qeta, i lindur në Prizren, më 12.06.1980, i falen dy vite
Nergim (Ali) Puqolli, i lindur në Ferizaj, më 03.04.1998, i falet një vit
Ridvan (Fetah) Emërllahu, i lindur në Viti, më 20.03.1977, i falen dy vite
Ruzhdi (Murat) Misini, i lindur në Dragash, më 29.05.1958, i falen dy vite
Sami (Emin) Kuqi, i lindur në Suharekë, më 05.01.1977, i falen dy vite
Zenel (Sherif) Kastrati, i lindur në Gllogoc, më 11.12.1944, i falen tri vite
Po ashtu, Presidenti Thaçi kishte falur 7 persona të burgosur në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës. /OpojaSot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.