Në kuadër të planit të vizitave në disa komuna të Kosovës sot komunën tonë e vizituan profesorët e Fakultetit të Bujqësisë, Hajrip Mehmeti dhe Nuridin Mestani bashkë me studentë.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi i studentëve për kapacitetet e komunës së Dragashit dhe prioritetet për fusha të caktuara në theks të veçantë për blegtorinë.
Kryetari i komunës Shaban Shabani para të pranishmëve fillimisht paraqiti profilin e përgjithshëm të komunës duke u fokusuar në të arriturat e deritanishme. Krahas kësaj u diskutua edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna së bashku me fermerët dhe synimet për të zhvilluar edhe më shumë blegtorinë që njëherit është prioritet i përcaktuar me planin zhvillimor komunal.
Gjatë debatit studentët përmes pyetjeve shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm për t’u njoftuar me karakteristikat e komunës tonë dhe kapaciteteve në fushën e blegtorisë, turizmit e energjetikës duke mos lënë anash edhe biodiversitetin, ushqimet tradicionale, klimën dhe resurset tjera që posedon komuna jonë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.