Si rritet dashuria ndaj prindërve, ashtu rritet ndihma e Allahut për sukses në jetë.
Një avokat ishte ulur në një restorant për të ngrënë drekë.
Sapo ia solli kamerieri pjatën me ushqime të shijshme, e vuri re një djalë të varfër dhe një vajzë duke shikuar për dritare të restorantit në pjatën e tij plotë me ushqim.
Ai i thirri ata që të hyjnë në restorant, pas së cilës ata hynë dhe u ulën pranë tij. Ai iu ofroi atyre të zgjedhin çka donin të hanë. Djali i turpëruar drejtoi gishtin në pjatën e tij.
Avokati e urdhëroi kamarierin që t’i sillte dy pjata me ushqim të njëjtë. Pastaj me kënaqësi i shikonte se si ata të gëzueshëm po hanin ushqimin e shijshëm.
Pasi mbaruan së ngrëni, djali dhe vajza u ngritën, pastaj lanë duart dhe u larguan nga restoranti.
Avokati gjithashtu mbaroi ngrënien dhe u ngrit që ta merr llogarinë për t’i paguar të tri pjatat.
Ai u befasua kur e pa letrën e llogarisë të zbrazur në të cilën në vend të shumës për pagesë, pronari i restorantit me dorëshkrimin e tij e kishte shkruar: “Ne nuk kemi pajisje që mund ta llogarisë vlerën e njerëzisë (humanizmit).”
Si rritet sadaka, ashtu rritet edhe nafaka!
Si rritet përkushtimi në namaz, ashtu rritet edhe kënaqësia dhe lumturia.
Si rritet bamirësia ndaj prindërve, ashtu rritet edhe ndihma e Allahut për sukses në jetë.
Kush i frikësohet (me të vërtetë) Allahut, – ky është kushti
do t’i gjejë rrugëdalje nga çdo situatë, – ky është premtimi
dhe do ta furnizojë atë nga ku nuk shpreson! – ky është shpërblimi.
I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na bëjë të devotshëm! Amin!
Dr. Zuhdija Adiloviq; Akos.ba;
Përshtati: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.