Këto ditë ka pasur ndërprerje të energjisë ne pothuajse të gjithë fshatrat e Opojës.
Por të gjitha këto ndërprerje kanë qenë të paplanifikuara.
Ndërsa KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur së të martën do të ketë ndërprerje të planifikuara të rrymës, transmeton opojasot.com.
Më poshtë njoftimi i KEDS
Më 27.02.2018 në NS 35/10 kV Dragashi do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Bellobradi (Kodi: 30036008) prej orës 12:00 deri në ora 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë fshatrat: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit, afariste:ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në Zym.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.