Në skenën e vogël në Teatrin Kombëtar më 14 shkurt jepet premierë shfaqja ‘Bardh” e regjisorit Fatos Berisha.
Me tekst të autorit kroat Dubravko Mihanoviq, përmes një dialogu minimalistik me dy personazheve që lyejnë muret e një banese, shfaqen peshqit e vegjël të shoqërisë moderne.
“Ky është një tekst që pothuajse s’ka konflikt, me primesa të një drame absurdi po me dialogje natyraliste”, thotë regjisori Berisha.
Kjo është shfaqja e parë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për vitin 2018. /rtv21/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.