Suksese të sportistëve shqiptarë në mërgatë
LEDION BERISHA SUPERTALENT NË LOJËN E SHAHUT!
Djaloshi 12 vjeçar Ledion (Valdet) Berisha me origjinë nga Opoja e komunës së Sharrit, po shquhet si talent i jashtëzakonshëm në lojën e shahut. Javën që lamë pas (më 18 janar 2018), ky i ri i lindur në Norvegji, zuri vendin e parë në turneun e organizuar në mes kantoneve të Hedmarkut dhe Opplandut. Falë këtij rezultati, Ledioni fitoi të drejtën ta përfaqësojë shtetin Norvegjez në garat ndërkombëtare që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti në Berlin të Gjermanisë.
Ledioni ka nisur të luaj shah qysh në moshën 4 vjeçare ndërsa si 6 vjeçar bëhet anëtar i klubit të shahut në qytetin ku jeton, Hamar. Momentalisht Ledioni luan për ekipin e kadetëve të moshës 10 deri 25 vjeçare.
Gjatë këtyre viteve ky talent i spikatur ka arritur shumë suksese duke dalë kampion dhe nënkampion pothuajse në të gjitha garat. Janë me dhjetëra kupa e medalje që sot stolisin vitrinat e këtij supertalenti i cili ka të ardhme të ndritur në lojën e shahut.
Ëndrra e Ledionit dhe e prindërve të tij është që në të ardhmen e afërme ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. I dëshirojmë suksese këtij supertalenti që na bën të ndihemi krenar që është bashkëvendës i yni. (Demir Reshiti)
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.