(Reagim ndaj shantazheve të akademikut Islami që zbuloi “Teoremën e shtyllave elektrike”)
Lexuesve ua paraqes pjesën përfundimtare të raportit të komisionit recensues ku është edhe firma e Hivzi Islamit. Ky raport e pasqyron Hajrizin e vërtetë, e jo atë si mundohet t’a paraqes HIV-ziu.
Njoftoj lexuesit e “OPOJA.Net” se ky do të jetë reagimi i fundit ndaj shantazheve të pseudo-akademikut Islami ndaj meje. Proverbi popullor thotë: “I keqi të merr me vete”, prandaj nuk dua të denigroi dhe të uli kulturën time dhe të bie në nivelin e tij.
Kot e ka kjo krijesë që mundohet t’a largojë topin nga avokimi i Hivzi Islamit për variantin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku katërçipërisht shihet se i jepen 8300 ha tokë Malit të Zi. Helmin e akumuluar në perçen e jeles së tij, kot mundohet me gjuhën e tij të nepërkës të përhap edhe në Opojë. Opoja nuk e pi aq kollaj atë helm.
Tanimë opinioni e ka kuptuar, se pas titullit akademik është fshehur mirë e gjatë kohë një platformë e fjalorit të tij të pistë, që del me pezm nga shpirti i tij ziliqar, maskara, hileqar, shpifës, gënjeshtar, puthador, i shthurur moralisht dhe i turbulluar mendërisht, e që domosdoshmërisht është për një psikanalizë të ndërgjegjes së tij psikopatologjike e cila do të rezultojë me një monstrum. Nuk e paska rrahur kot këtë hienë profesori im i nderuar Dr. Musa Gashi, ai shumë më herët se sa na e paska kuptuar këtë hienë.
Në reagimin tim të parë, për shpifjet e tij ndaj meje, kam dashtë që HIV-ziun ta kursej në aspektin e aftësive intelektuale e shkencore, por ja që ky njeri ngucakeq të detyron ta bësh edhe një gjë të tillë, e që nuk u përket intelektualëve. Lexuesit që e kanë lexuar shkrimin e tij të fundit (i cili fund e krye është nënçmues dhe ofendues për mua), shpresoj se nuk do të ma shohin për të madhe që bëra kësi lloj reagimi.
Në letrën e tij të dytë shantazhuese, HIV-ziu shkruan në rasën kallëzore dhe në vetën e tretë shumës: “Meleqët e llumit dhe të hiqit” d.m.th. i përzien të gjithë Meleqët, pa asnjë argument. Kështu me hap rrugë që edhe unë ta përdori shumësin e Islameve, por me argumente.
HIV-ziu kur shkruan kështu për Meleqët, si quan ai “llum” e “Hiq”, harron të gjithë letërkëmbimet e tija që ruhen në faqet e internetit dhe lexuesi me një klikim atje do të lexojë se: “islamët janë të mpleksur me Serbinë, si spiunë të UDB-së, avokat të Shërbimeve Sekrete Serbe, të cilët kanë vepruar pas vitit 1966, të kthyer nga Serbia (Beogradi) në Kosovë, e që janë marrë me linçime e përjashtime të kuadrove të shquara kosovare shqiptare”. Pikërisht kjo periudhë e veprimit të tyre, përputhet me ngjitjen e HIV-ziut në profesor universiteti dhe në anëtar akademie. Ky është një avancim “dinjitoz dhe i ndershëm” i tij dhe se ai nuk paska pasur nevojë të lutët dhe të qajë para askujt! Njëqind herë më mirë është të jesh llumë, se sa njëherë spiunë.
Në polemikat e intelektualëve dhe akademikëve me të ashtuquajturin akademik Hivzi Islami gjejmë edhe shkrime si: “nuk është vështirë të kuptojmë se kemi të bëjmë me disnivele akademike ku thuhet se, është tmerrësisht irrituese për shkencën shqiptare fakti që në krye të Akademisë sonë qëndron një plagjiator klasik dhe person i lidhur me shumë fije me strukturat jugosllave. (Gazeta EKSPRES 19 dhjetor 2016).
Në hulumtimin që ka bërë Kreu i Universitetit të Prishtinës, në një letër kushtuar “krye-akademikut” shkruan: “është konstatuar se Hivziu ishte i përfshirë në një skandal, me burim plagjiatin nga bota gjermane e një doktorate të një prifti protestant….tashmë është krejt publike, ky i ashtuquajturi akademik nuk ka as edhe një libër a punim shkencor. (Gazeta INFOPRES 23 janar 2018). “Qëllimisht po e përmend botën gjermane sepse, siç dihet, nga Akademia kanë qenë të përfshirë në plagjiat edhe burimet nga bota frankofone dhe ish-jugosllave”, thuhet mes tjerash në kundërpërgjigjen e tij të botuar në numrin e së hënës të gazetës “Zëri”. Ja pra HIV-ziu i harron plagjiaturat e tij, apo më mirë të thuhet, largon vëmendjen e opinionit dhe e gjuan topin të skriptat e mia, për të cilat kam shkruar në reagimin tim të parë. Kjo tregon qart se krahas shumë veseve që ka kjo krijesë monstrume është edhe hajn, sepse ka vjedhur dhe ka përvetësuar të arriturat shkencore të të tjerëve, e që në botën e civilizuar vjedhjet e tilla ndëshkohen rëndë. Një njeri me shkencë të vjedhur të udhëheq një akademi mund të krahasohet me atë gjallesë që ka udhëheq karvanin e deveve nëpër shkretëtirë…!
Akademia e Shkencave mund të mburret me udhëheqësin e saj vetëm në atë, se ky “shkenctar” ka arritur t’a zbulojë “Teoremën e shtyllave elektrike” për matjen e sipërfaqeve.
HIV-ziu në shkrimin e dytë, i ndërsyer nga sufleri dhe i preferuari i tij, fatkeqësisht nga Opoja, mundohet të ulë arritjet dhe vlerat e mia intelektuale dhe shkencore me “llume” e me “hiqe”. Kot krekoset si qurani dhe mundohet të lartësojë nivelin e tij akademik e shkencor. Këtë më mirë e dinë studentët tanë ku kemi ligjëruar të dy. Këtë nuk kam dashur t’ia them por me ka detyruar vet që t’ia them. Edhe në këtë aspekt, HIV-ziu është një démodé në disiplinën e demografisë të cilën e ka ligjëruar vazhdimisht dhe ka mbetur në periferi të disiplinave tjera gjeografike, të cilat rrënjësisht janë transformuar. Kam dyshim se ky njeri në shkencat gjeografike mund të përballet me shumë ish-studentë të mi, e lëre me mua që me konsideruaka si “hiq”.
Turpi i tij zullumqar (matja akademike e Kosovës) e ka plagosur rëndë Kosovën dhe i ka shkaktuar plagë të pashërueshme dhe në të njëjtën kohë e ka plandosur për tokë Akademinë e Shkencave të Kosovës, sepse matja është bërë në emër të Akademisë. Shyqyr Zotit që Akademia më në fund u çlirua nga ky zullumqar dinak.
Është mirë që ky njeri më mos të merret me “llumët” dhe me “hiqët”, por t’i bëjë qare vetit, e që shumë vështirë e ka sepse “Turpi nuk hahet”. Për zullumin që i ka bërë Kosovës, rapsodët lahutistë të Rugovës, e kanë hak t’ia thurin një këngë “lavdie” Esat Pashës së dytë.
E si perlat i Malit të Zi, për merita të jashtëzakonshme (shtim territori prej 8300 ha), Mali i Zi e ka hak, që këtj heroi t’i ngrejë një përmendore në majën e Llovqenit, aty përkrah Njegoshit.
Në fund, përshëndes redaksinë e “Opoja.net” dhe e falënderoj përzemërsisht për këto dy reagime që i publikoi.
24 janar 2018
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.