Tahirsylaj: Në Dragash në vitet 1916- 1918 nuk kishte fare borë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Sylë Tahirsylaj, ekspert i meteorologjisë, foli për parashikimin e motit për vitin 2018-të.

Tahirsylaj fillimisht sqaroi se, kjo situatë sinoptike që qëndron në rajon, po ndikon edhe në Kosovë, pra pozita gjeografike e përcakton klimën edhe te ne dhe nuk ka kurrfarë frike për ndryshime klimatike.

Lëvizjet e temperaturave në rajonin tonë janë normale dhe nuk mund të themi se nuk ka patur më herët mot të tillë. Viti 1965 ka qenë moti shumë më i ngrohët se ky vit, kurse në vitet 1916- 1918 nuk kishte fare borë në Dragash.

Sipas Tahirsylajt, i ftohti i këtij viti pritet të vazhdojë dhe gjatë shkurtit.

“Sa i përket temperaturave, ky vit pritet të jetë për dy shkalle më i ngrohët, qyteti më i ftohët është Podujeva, kurse më i ngrohti është Prizreni, e jo si raportojnë shpesh disa portale, Gjakova”, tha Tahirsylaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-