Në ditët e ftohta të dimrit, pija e përkryer me shije mahnitëse dhe që bashkon shoqërinë është padyshim çokollata e ngrohtë.
Mirëpo përveç që atë mund ta porositni në kafene, nuk është fare e vështirë që ta përgatitni edhe në shtëpi.
Produktet e nevojshme
25gr sheqer
4gr kakao
1 majë luge kripë
300ml qumësht
2-3 pika ekstrakt vanilje
Në një enë vendoset sheqeri, kakao dhe 1 maje e lugës kripë pastaj përzihen mirë të gjithë këta përbërës së bashku.
Në një enë tjetër të thellë vendosen në temperaturë normale 300ml qumësht. Qumështi duhet të ngrohet mjaftueshëm mirëpo nuk duhet të vlojë.
Pasi të ngrohet, qumështin e shtojmë gradualisht në masën me kakao dhe e përziejmë deri të përfitohet një masë homogjene.
Pasi e shërbejmë në gotë ose filxhan, mund të shtoni 2-3 pika ekstrakt vanilje për aromë dhe shije.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.