Kanalizimet në lumenj, shqetësim i madh për qytetarët në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ruajtja e ambientit është një kriter shumë i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian, por nga autoritet tona komunale ky kriter ende po injorohet.

Fatmir Halili, profesor universitar dhe ish kandidat i NISMA-s për kryetar të Dragashit, është njëri prej qytetarëve më të zëshëm sa i përket ngritjes së zërit për problemet që i rrethojnë qytetarët e komunës sonë.

Së fundmi Halili ka publikuar fotografi ku tregon se si kanalizimi derdhet në lum, duke shpërfaqur edhe vetëdijen tonë kolektive sa i përket ruajtjes së ambientit./opojasot.com

Postimi i plotë

Fotografitë e mëposhtme tregojnë dy gjëra. Së pari tregohet puna e keqe e qeverisjes lokale, e cila ka investuar në ndërtimin e kanalizimit tek lumi, ndërsa gypat kanë ngelur si mos më keq për afër tri vite, dhe së dyti, fotografitë tregojnë edukimin tonë qytetar, duke hedhur mbeturinat e shumta në lumë. Vërtet për keqardhje!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-