Faqja e Facebook-ut Jo në emrin tim e cila është projekt i medias Radio Evropa e Lirë, ka prezantuar një grafikon, ku tregon numrin e pjesëmarrësve në luftërat e huaja nga Komunat e Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, nga viti 2012 deri në 2017 nga Komuna e Dragashit, në Siri ose Irak kanë shkuar për luftë 6 persona.
Prishtina ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në këto luftëra me 61 luftëtar, e pasuar nga Gjilani me 36 dhe Prizreni me 31 sosh.
Komuna nga e cila më së paku banorë janë bashkuar luftërave të huaja është Rahoveci me vetëm 1 pjesmarrës. /Rel
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.