Imami i Bresanës Kasam Muhameti, nuk merret vetëm me predikimet fetare si punonjës i Bashkësisë Islame, ai është edhe një qytetar aktiv duke kontribuar në rregullimin e mirëqenies në fshat.
Në rrjetin social Facebook ai vazhdimisht ngre problematika me të cilat përballen banorët e Bresanës.
Ai së fundmi ka njoftuar banorët për problemet që reshjet e shiut kanë shkaktuar te “Ura e Bilaje”, duke i këshilluar të kenë kujdes dhe të mos ecin serbez mbi urë.
Kujtojmë se vërshimet në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka patur edhe viktima njerëzore./opojasot.com
Ura e Bilaje
Gjendja e Urës
Njoftimi i plotë
…………………… K U J D E S ……………………..
“URA E BILAJE” NË BRESANË GATI PO SHEMET!
Disa po ecin serbez mbi të, s’po tuten.
Ndërsa, në njërin krah të saj është hapur një thellësi e madhe, si pasojë e vërshimit të para ca ditëve…
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.