Një ditë pasi u betua si kryetar i komunës së Dragashit, Shaban Shabani kishte aktivitetin e parë në këtë detyrë.
I pari i Komunës tonë mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Vepro mençur” e organizuar nga Qendra Rinore Avoko.
“Vepro mençur” është projekt në kuadër të programit E4E dhe është i financuar nga USAID dhe i mbështetur nga -ATRC-.
Gjatë prezantimit të punës 9 mujore në kuadër të këtij projekti, veçanërisht “Plani i veprimit rinor lokal” foli edhe kryetari Shabani i cili u zotua se do te mbështes te rinjtë e Komunës sonë./Opoja Sot
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.