Opojanët që jetojnë e punojnë në Prishtinë kanë vazhduar me traditën e ndejeve të përbashkëta. Një ndeje e tillë është organizuar të enjten (14.12.2017) në ambientet e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtine, përkatësisht në dhomën muzeale të këtij gjimnazi në të cilën ishin të pranishëm një numër i konsideruar i opojanëve të profesioneve e fshatrave të ndryshme: Gëzim Baxhaku-gazetar, Nuri Bahtijari-biznesmen, Agim Neziri-stomatolog, Rexhep Hasani-farmacist, Demir Reshiti-gazetar, Mevludin Krasniqi-politikan, Islam Kryeziu-patolog, Ilir Kurtishi-onkolog, Hajredin Tytyri- profesor dhe nikoqiri Aid Qafleshi-profesor.
Lajmin për këtë ndejë e ka publikuar gazetari Demir Reshiti i cili ishte njëri nga organizatorët e kësaj ndeje. Demiri në grupin “KOMUNITETI I OPOJANËVE NË PRISHTINË” në facebook, ka postuar disa fotografi nga kjo ndeje të cilat i ka shoqëruar me tekstin: “Vazhduam me traditën e takimit të opojanëve të Prishtinës rreth sofrës dhe tagarit të përbashkuar apo të njohur ndryshe si “ndeja e maklubes”.
Sonte ishim pak më tepër në numër se sa herave tjera dhe një shpërndarje nga disa fshatra të Opojës.
U kënaqem!
Faleminderit nikoqirit Aid Qafleshi dhe gjimnazit “Hasan Nahi” që na e mundësuan këtë ndeje. Maklubja e shtruar në sofër ishte e shkëlqyer, kafeja që e ziem në prush, gjithashtu…
Do të vazhdojmë me traditën e organizimit të këtyre ndejave. Le të përgatiten gazetaret opojanë që punojnë e jetojnë në Prishtinë!”
Duhet theksuar se komuniteti i opojanëve në Prishtinë që është me numër relativisht të madh, kohëve të fundit ka nisur të afrohet mes veti dhe rol të rëndësishëm në këtë drejtim po luan grupi i hapur në facebook me emrin “KOMUNITETI I OPOJANËVE NË PRISHTINË”. Pjesë e këtij grupi janë intelektualë, studentë, punëtorë dhe të tjerë nga Opoja të cilët jetojnë në kryeqytet.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.