Të dielën që lamë pas, Brodin e vizituan një numër i madh i turistëve, të cilët kishin si synim të bënin skijim dhe ngjitje në bjeshkët e larta që posedon ky vend.
Opoja Sot raportoi për vështirësitë që skitarët kishin hasur gjatë rrugëtimit të tyre deri te caku i synuar.
Por organizata simotër e “Snownjeri”, “Hiking Njeri”, raporton se dita e dielë për bjeshkatarët ishte e bukur edhe pse nuk kishte rrymë në Brod.
Sipas përjetimeve të disa prej pjesëmarrësve në ecjen e së dielës, ajo ishte një ndër eksperiencat më të bukura të vitit.
Më poshtë po u sjellim përshkrimin e plotë të emocioneve nga bjeshkatarët që vizituan komunën tonë ditën e Dielë./Opoja Sot
HARDCORE HIKE TO ZLLIPOTOK PEAK, BROD, KS, 10 DEC 2017
Ishte një ditë e mrekullueshme në Brod të Dragashit. Dita kaloi me diell, shumë borë, e ftohtë por me përjetime të pazakonta. Pas një nate me shumë reshje, ishim shumë afër anulimit të ecjes nga frika e borës së madhe.
Organizimin e bëmë në bashkepunim me organizaten “Snownjeri”, e cila kishte për qëllim ta kalonte ditën në bjeshkë me skijim dhe snoëboard. Me të arritur në Brod pamë se rruga që shpien nga fshati deri te Hotel Arxhena (pika e fundit) ishte e mbuluar me borë dhe e pakalueshme për autobusë.
Ecjen e filluam nga dalja e Brodit deri te hoteli ku bëmë një pauzë. Pas pak grupi i përbërë prej rreth 70 bjeshkatarëve dhe rreth 50 skitarëve u nis për në maje. Për shkak të mungesës së rrymës, atë ditë liftat nuk punuan kështu që skitarët, sikurse bjeshkatarët, u nisën në këmbë.
Me të arritur te kurrizi i Zllipotokut erërat e forta zbrapsën shumicën e pjesmarrësve duke lënë mundësi vetëm për më të fortit të shkojnë te maja. Shumica e pjesmarrësve na treguan se kjo ishte një ndër eksperiencat më të bukura të vitit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.