speca
|
|
tranguj
|
|
domate te papjekura
|
|
karrota
|
|
lulelakër
|
|
1
|
konzervans
|
kripë
|
|
uthull të sallatës
|
|
sheqer
|
I pastron specat dhe perimet e tjera mirë e mirë.
Secilit spec ia bënë një vrimë të vogël ëpr ta kontrolluar nëse speci është i krimbur ose jo.
Në një fuçi vendos një rend speca, pastaj një rend domate të papjekura, prapë i vendos specat një rend , pastaj trangujt.
Vendos një tjetër rend me speca, pastaj karrotat, prap specat pastaj lulelakrën e coptuar dhe në fund i vendos prapë specat.
Për 5 litra ujë të ftohtë ia derdhë ketë masë të përbërësve: 4 filxhana të vogël kripë, 1 filxhan sheqer, 4 filgxhana uthull të sallatës, 1 konzervans.
I përzien të gjithë përbërësit në një enë mirë e mirë deri sa të tretet krypa krejtësisht pastaj ia kthen specave përmbi.
Keni kujdes që asnja spec të mos dalë përmbi ujë. Nëse mendoni se keni nevojë për ëm tepër ujë përgatisni më shumë në të njejtën formë si më parë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.