Kryeziu: Nuk Blej Veturë të Re Nëse Aktualja Është në Funksion

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Selim Kryeziu në Debat Pernime ka premtuar se nuk do të blejë telefona me para të shtetit.

Ai ka premtuar se do të marrë 10-15 punëtor me kontratë mbi vepër.

Ndërsa në pyetjen se a do të blejtë veturë të re, Kryeziu thotë se nuk e di gjendjen e veturës aktuale.

“Nuk e di gjendjen e veturës aktuale të kryetarit, nëse është në funksion tamam, nuk ka nevojë të blejmë të re”, tha Kryeziu.

“Nëse ka ndonjë aktakuzë ndaj meje jap fjalën, e nëse ka dënim nga Gjykata nuk diskutohet, unë largohem nga Komuna”, tha Kryeziu.

Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime.

Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-