Në balotazhin e 19 nëntorit në komunën e Dragashit do të përballën LDK-ja (prof. Selim Kryeziu) dhe PDK-ja (Shaban Shabani).
Ndërsa këto ditë në rrjete sociale është rishfaqur dhe po qarkullon kopja e marrëveshjes së fshehtë për themelimin e komunës proserbe të Gorës në Dragash. E nënshkruar nga Hashim Thaçi (ish kryetar i PDK-së), i cili kishte nënskruar një dokument skandaloz që dëmton interesat kombëtare shqiptare. Ky kishte pranuar për ta vënë nënshkrimin në marrëveshje të fshehtë me përfaqësuesit e nacionalitetit goranë dhe ishte pajtuar për themelimin e komunës proserbe të Gorës në Dragash. E cila komunë gjatë viteve të 90’ta ishte themeluar nga regjimi i Millosheviqit me emërtimin “Opština Gora” me qëllim të copëtimit të Kosovës dhe kjo komunë të lidhej me qeverinë e Beogradit.
Ndërsa, aktualisht (2017) disa përfaqësues goranë synojnë sërish krijimin e komunës së Gorës, për t’u ndarë nga shqiptarët e Dragashit (Opojës) që janë shumicë, e kështu “Gora” dhe goranët për t’u bërë pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe të rilidhen sërish me qeverinë serbe në Beograd.
Aktualisht komuna e Dragashit përbëhet nga 56% shqiptar dhe 44 % goran dhe boshnjak, ose nga dy treva: Opoja (shqiptare) dhe Gora (gorano- boshnjake)./Botapress/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.