I digjet stalla e bagëtive në vlerë rreth 23 mijë euro

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Në fshatin Bivolak të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri një stallë e bagëtive e mbushur me ushqim, e cilat raportohet se ka pasur vlerë rreth 23 mijë euro, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se, “Ankuesi shqiptar ka raportuar se, në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e bagëtive e mbushur me ushqim. Njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë në vlerë rreth 23.650 € nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thotë PK.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-