Piraj: Heqim dorë nga panairi për shkak të prezencës së Odës Ekonomike të Serbisë që u bënë pengesa kompanive të Kosovës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Burim Piraj pronar i kompanisë së njohur për prodhimin e mishrave “Meka” ka vendosur të bojkotojë panairin ndërkombëtarë të produkteve bujqësore dhe Agro industrial “Prishtina 2017”. Arsye për këtë është prezenca e firmave të Serbisë vend ky i cili nuk po lejon përmes territorit të tyre transitin e mallërave të Kosovës me prejardhje shtazore për në vendet Evropiane. Madje për anulimin e pjesëmarrjes së tij në këtë panair dhe alarmin për sfidat e kompanive kosovare i ka njoftuar përmes një letre publike të gjithë krerët e institucioneve të larta të vendit e deri te kryetari i OEK.

Nesër fillon panairi Ndërkombëtar i Produkteve Bujqësore dhe Agro Industriale “Prishtina 2017”.

Piraj thotë se Panairi për ta ka qenë interesant dhe e ka aprovuar pjesëmarrjen e firmës në këtë panair. Mirëpo nuk do të marrë pjesë meqë ndërkohë që Oda Ekonomike e Serbisë e ka rezervuar gati gjysmën e hapësirës në këtë panair dhe atë mu përpara firma MEKA ku kanë rezervuar të ekspozojë, nga ana tjetër Serbia në ballë me Oden Ekonomike të Serbisë edhe sot e kësaj dite nuk lejojnë transitin nëpër Serbi të mallrave Evropiane me prejardhje shtazore e që neve na detyrojnë të bëjmë transportin rrotull nga Rumunia-Bullgaria-Maqedonia ose nga Kroacia – Mali i Zi – Shqipëria për në Kosovë.

“Edhe pse Kosova dhe Serbia janë anëtare të traktatit të tregtisë së lirë CEFTA Serbia në mënyrë arbitrare neve na nëpërkëmb dhe na shkakton humbje të vazhduara si dhe me çdo mënyrë i pengon mallrat Kosovare të eksportohen në Serbi!”, thotë ai.

Për këtë arsye Piraj njofton opinion publik kosovar se në shenjë proteste ndaj dukurive të lartë cekura ne heqim dorë nga pjesëmarrja në këtë panair!

“Shumë padrejtësi na bëhet nga ky shtet fqinjë andaj firma MEKA dhe “Privredna Komora Srbije” nuk do të ekspozojnë në të njëjtin vend derisa të trajtohemi në mënyrë të barabartë nga ky shtet fqinj dhe institucionet e këtij shteti!”, tha ai duke shpresuar të veprojnë njëjtë dhe firmat e tjera ashtu që të merren institucionet tona seriozisht me këtë dhe me shumë çështje tjera të cilat dita ditës po e gjunjëzojnë ekonominë Kosovare!

Letra e tij:

Letër publike deri te: Kryetari i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit të R. Së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i OEK

I nderuari Kryetari i Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi

I nderuari Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Z. Kadri Veseli

I nderuari Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj

I nderuari Kryetari i OEK z. Safet Gërxhaliu

Nesër fillon panairi Ndërkombëtar i Produkteve Bujqësore dhe Agro Industriale “Prishtina 2017“

Panair i cili për ne ka qenë interesant dhe e kemi aprovuar pjesëmarrjen e firmës sonë në këtë panair.
Mirëpo sot morëm vesh se Oda Ekonomike e Serbisë e ka rezervuar gati gjysmën e hapësirës në këtë panair dhe atë mu përpara firmën MEKA ku patëm rezervuar të ekspozojmë, nga ana tjetër Serbia në ballë me Oden Ekonomike të Serbisë edhe sot e kësaj dite nuk na lejojnë transitin nëpër Serbi të mallrave Evropiane me prejardhje shtazore e që neve na detyrojnë të bëjmë transportin rrotull nga Rumunia-Bullgaria-Maqedonia ose nga Kroacia – Mali i Zi – Shqipëria për në Kosovë.

Edhe pse Kosova dhe Serbia janë anëtare të traktatit të tregtisë së lirë CEFTA Serbia në mënyrë arbitrare neve na nëpërkëmb dhe na shkakton humbje të vazhduara si dhe me çdo mënyrë i pengon mallrat Kosovare të eksportohen në Serbi!

Ju njoftojmë juve dhe mbarë opinion publik Kosovar se në shenjë proteste ndaj dukurive të lartë cekura ne heqim dorë nga pjesëmarrja në këtë panair! Shumë padrejtësi na bëhet nga ky shtet fqinjë andaj firma MEKA dhe “Privredna Komora Srbije” nuk do të ekspozojnë në të njëjtin vend derisa të trajtohemi në mënyrë të barabartë nga ky shtet fqinj dhe institucionet e këtij shteti!

Shpresoj të veprojnë njëjtë dhe firmat e tjera ashtu që të merren institucionet tona seriozisht me këtë dhe me shumë çështje tjera të cilat dita ditës po e gjunjëzojnë ekonominë Kosovare!

Me nderime!

Drejtori : Burim Piraj

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-