Në Dragash kanë filluar të ngordhin lopët. Dyshohet se shkak është sëmundja e brucelozës nga e cila këto ditë kanë ngordhur dy lopë, në këtë zonë.
Gazeta Fjala mëson se për këtë është e njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, inspektorët e së cilës kanë identifikuar edhe shtatë lopë tjera të prekura me ketë sëmundje.
“Pritet sot groposja e shtatë lopëve tjera të identifikuara”, ka thënë për gazetën një fermer nga zona e Dragashit.
Sëmundja e brucelozës ka qenë e shprehur edhe më herët tek kafshët. Ajo është e rrezikshme edhe për njeriun. Shkakton çrregullim serioz në organizmin e njeriut dhe merret kryesisht nga qumështi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.