Rrënojat e përmbytura. Thatësira nxjerr në sipërfaqe “fshatrat” e Fierzës
Niveli i liqenit të Fierzës vazhdon të pësojë rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve, ndërsa vetëm pak ditë më parë kanë dalë edhe rrënojat e ish-fshatit Brrut.
Ndonëse kanë vite që jetojnë në Kanada, dy ish-banorë të këtij fshati, Hamza Koçi dhe bashkëshortja e tij Afërdita, të gjendur për pushime në Kukës, kanë ardhur për të parë nga afër rrënojat e fshatit. Ai tregon se fshati para ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës kishte mbi 40 familje, të cilët në vitet ‘60 kishin pranë brigjeve të dy lumenjve të Drinit mjaft tokë bujqësore me prodhimtari të lartë.
Banorët e fshatit Brrut u shpërngulën tërësisht në vitin 1977 dhe ishin të fundit që braktisën tokën e të parëve duke u larguar në drejtim të qytetit të Krumës. Fshati Brrut ndodhej në bregun ku bashkoheshin dy Drinat, vetëm 3 kilometra larg qytetit të vjetër të Kukësit, në anë veriore. Ai u përmbyt si rrjedhojë e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.