Çmimet në Kosovë kanë luhatje thuajse për çdo muaj. Sidomos ato në bujqësi që kanë pësuar rritje të ndjeshme sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM2 2017’.
Kështu në bazë të këtij raporti, patatja prej 33 cent sa kushtonte një kilogram në mars, në qershor ishte ngritur ky çmim dhe kushton 44 cent.
Po kështu edhe çmimi për një kilogram spinaq është rritur. Prej 59 cent sa kushtonte në mars, ky çmim në muajin qershor është 84 cent.
Fasulja që kushtonte 2 euro e 54 cent për kilogram, në qershor është shtrenjtuar dhe mund ta blesh për 2 euro e 69 cent.
Edhe arrat janë shtrenjtuar. Nëse një kilogram arra në muajin mars ke mundur ta blesh për 2 euro e 64 cent, tani duhet të paguash 3 euro e 7 cent.
Përpos shtrenjtimit të disa produkteve, disa të tjera mund t’i blesh më lirë. 30 copë vezë në mars kushtonin 2 euro e 41 cent, ndërsa në qershor janë liruar dhe kushtojnë 2 euro e 2 cent.
Ulje të çmimit ka pasure edhe te hudhra. Prej 5 euro e 29 cent për kilogram, tani kushton 4 euro e 76 cent.
Mirëpo ka edhe produkte çmimi i të cilave nuk ka ndryshuar fare përgjatë muajve. Kështu çmimi i grurit ka ngelur i njëjti, 18 cent për kilogram. /Gazeta Fjala/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.