Policor ka arrestuar mbrëmë zv.komandantin e Policisë së Dragashit Elami Seferi si dhe ka suspenduar komandantin e këtij stacioni Shaqir Uka.
KTV-ja mëson nga burimet se të dy dyshohet se kanë bashkëpunuar me një person të dënuar me burgim, por i cili është në kërkim.
Sipas të njëjtave burime, ata u kanë dhënë urdhër policëve që të mos e arrestojnë personin në fjalë, shkruan Opoja.net.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka konfirmuar rastin duke thënë se arrestimi respektivisht suspendimi është bërë nën dyshimin për veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.