3 gota
|
miell
|
2 lugë të vogla
|
aditiv
|
1 1/4 e lugë së vogël
|
kripë
|
1
|
vezë
|
1/2 e gotë
|
qumësht i ngrohtë
|
1/3 e gotës
|
ujë i ngrohtë
|
3 lugë të mëdha
|
vaj ulliri
|
3/4 e gotës
|
kaqkavall i grirë
|
1/3 e gotës
|
vaj ulliri i marinuar me erëza
|
3 deri 6
|
thelpinj hudhre të grimcuar
|
1/3 e gotë
|
majdanoz i coptuar (apo ndonjë barishte tjetër)
|
- Për përgatitjen e brumit përzieni në një enë të thellë miellin, aditivin, kripën, vezën, qumështin, ujin dhe vajin e ullirit. Përzieni fort fillimisht me lugë pastaj me duar, apo me mikser.
- Spërkatni një enë tjetër me pakëz vaj dhe vendoseni brumin në të. Lejoni të rrijë për rreth 45-60 minuta derisa të jetë dyfishuar.
- Në ndërkohë ndërkohë në një enë përzini kaqkavallin e grirë me vajin e ullirit, hudhrën dhe majdanozin.
- Shtrini brumin në tavolinën e punës dhe jepni një formë drejtkëndëshi.
- Gjysmën e petës spërkateni për së gjati me masën me kaqkavall dhe paloseni mbi te pjesën e palyer.
- Me një thikë prejeni në mes për së gjati dhe sërish njërën pjesë lyjeni me masën. Vendoseni pjesën tjetër mbi dhe lyjeni me masën sërish.
- Rrotullojeni dhe jepni formën ‘S’. Lyjeni mbi me masën e mbetur.
- Pjekeni bukën në furrën e ngrohur 180 gradë për 35-40 minuta. Më pas mbulojeni me folje alumini dhe pjekeni edhe 20 minuta të tjerë.
- Lejoni të ftohet paksa para se ta servoni.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.