Punësimi i mirëmbajtësit të objektit shkollor” Ilmi Bahtiari” të Blaçit të Dragashit, ka krijuar pakënaqësi te komuniteti. Për këtë nxënësit po e bojkotojnë procesin mësimor për të tretën ditë me radhë, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë formë të veprimit, komuniteti ka vendosur të shprehë zemërimin, lidhur me përzgjedhjen e mirëmbajtësit të shkollës. Në vend të personit të pranuar me konkurs nga Komuna e Dragashit, qytetarët e këtij fshati kërkojnë që detyrën në fjalë ta kryejë L.T., i cili është djali i mirëmbajtësit shumëvjeçar të shkollës, A. T., që ka ndërruar jetë disa kohë më parë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.