Kandidatët e mundshëm për kryetar të Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe partitë janë në kërkim të kandidatëve për kryetar të komunave.

Në komunën e Dragashit e cila aktualisht udhëhiqet nga Salim Jenuzi i PDK-së gara për kryetar të komunës pritët të jetë interesante për shkak të specifikave që ka kjo komunë.

Diferenca ndërmjet dy partive të mëdha, PDK dhe LDK është e vogël, ku bazuar në zgjedhjet e fundit lokale, dallimi ka qenë më pak se 200 vota.

Duke u bazuar në deklaratën publike të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit ku ka përjashtuar mundësinë e rikandidimit të personave që kanë aktakuza, atëherë duket se Jenuzi nuk ka fare gjase të jetë kandidat.

Salim Jenuzi (63 vjeçar),kryetar prej 3 mandatesh ne Dragash nuk pritet ti jepet mundësia për një mandat tjetër për shkak te konsumimit te skajshëm dhe edhe ashtu është duke u gjykuar nen akuze për keqpërdorim te detyrës apo autoritetit zyrtar nga Gjykata ne Prizren.

Edhe Shaban Shabani(47 vjeçar) përflitet si kandidat i mundshëm qe kryesisht po tentojnë ta promovojnë garnitura aktuale ne pushtetin lokal për te ruajtur interesat dhe pushtetin personal por kjo kandidature po vlerësohet si e cenueshme dhe jo fituese pasi prej dy mandatesh është kryesues i asamblesë dhe ka përgjegjësi për dështimet ne qeverisje pothuajse sa kryetari aktual i komunës. Ne këtë situate nuk do te arrinte ti mobilizonte strukturat e përçara dhe në anën tjetër do te ishte nen breshërinë e sulmeve nga opozita si bashkëfajtor për gjendjen aktuale.

I kontaktuar nga “IndeksOnline”, Shaban Shabani ka thënë se dega ende nuk e ka diskutuar dhe për momentin nuk kemi ndonjë emër konkret dhe pritet që në ditët në vijim të diskutohet për kandidatin e mundshëm.

“Çështja e kandidaturave si çdo kund përmenden edhe emrat brenda shoqërisë, brenda popullatës, brenda njerëzve, brenda votuesve, qytetarëve që shfaqin ndonjë interesim për kandidatët e mundshëm. Me thënë të drejtën nuk mund të konfirmoj zyrtarisht asgjë sepse nuk është vendosur çështja e kandidaturës, sigurisht pritet në ditët në vazhdim të diskutohet dhe do të dilet me një emër. Përndryshe, për momentin është vetëm çështje individuale e personave që t`i zënë nëpër gojë emrat e mundshëm, por konkrete zyrtare nuk ka”, ka thënë Shabani.

Burimet e “IndeksOnline” brenda PDK-së ne qendër mësojnë se kandidat më i preferuar nga kryesia qendrore është Arben Muhameti (33 vjeçar) diplomat i karrierës, aktualisht Konsull i Kosovës ne Itali.

Ai ka qene pjese e strukturave te PDK-se para se te emërohet ne diplomaci. Është kalkuluar si kandidat i përshtatshëm për shkak te profilit te tij publik. Shihet si kandidat konsensual që do të bënte te mundur mobilizimin e strukturave aktuale dhe te pakënaqurve brenda degës se PDK. Gjithashtu mund te marr një pjese te konsiderueshme te votave te pavendosura te elektoratit te asaj treve.

Mësohet se Arben Muhameti deri tani nuk ka shpreh ndonjë entuziazëm apo gadishmëri për ti hyre garës për zgjedhjet e sivjetme lokale.

Nga dega e LDK-se në këtë komune si duket për momentin kandidat i vetëm është z. Selim Kryeziu, kryetar i degës.

Z. Kryeziu me profesion profesor i letërsisë, i kontaktuar nga “IndeksOnline” ka thënë se është kandidati kryesor për kryetar komune nga kjo parti, ku edhe pse nuk ka kundërkandidat ai është shprehur i gatshëm që të ketë një kundërshtar brenda LDK-së.

“Unë e kam hapur këtë temë në mbledhjen e fundit të degës dhe kam kërkuar që kushdo që është i interesuar mund ta paraqes kandidaturën, mirëpo deri më tani të paktën zyrtarisht nuk është deklaruar askush si kundërkandidat”, ka thënë Selim Kryeziu.

Nga dega e AAK-se mësohet se kandidat do te jete Selami Saiti, ku ka qenë në garë edhe në zgjedhjet e vitit 2013. IndeksOnline nuk ka arritur të kontaktoj me të gjatë gjithë ditës. Ende nuk dihet nëse do te ketë edhe mbështetjen e “Nismas”.

Nga radhët e AKR-së, në zgjedhjet e fundit kjo parti nuk ka pasur kandidat për kryetarë, ndërsa “IndeksOnline” nuk ka arritur të kontaktoj me kryetarin e degës, Zaim Hajredini.

Edhe minoriteti goran zakonisht konkurrojnë me dy subjektet e tyre, CDU dhe VAKAT ku në asamblenë komunale përfaqësohen me 7 delegat./Indeksonline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-