Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës sot fillon fushatën e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë.
Kjo fushatë bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike (krime kongo).
Hapjen e fushatës do ta bëj kryeshefi ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkërisht me përfaqësuesit e organeve lokale.
Në vendin e ngjarjes do të ketë mundësi për njohuri shtesë rreth aksionit, i cili do të zhvillohet në faza, po ashtu edhe efekti apo rezultatet që ka dhënë kjo formë e luftimit të kësaj sëmundje.
Fushata e repelimit nis në orën 11:00 në fshatin Shkozë të Malishevës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.