Bukë me mish të bluar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina
910 gr
Brum për bukë
680 gr
Salsiçe të ngrohta
225 gr
Djath i grimcuar mocarella
1
Lugë gjelle majdanoz i copëtuar
4
Vezë
225 gr
Kaqkavall i grirë
  1. Silleni brumin në temperaturë dhome. Receta për brumë
  2. Vendosni mishine bluar për tu fërguar, ama të mos theken shumë. Thajeni yndyrën e tepërt. Shtoni djathin mocarella tek mishi, pastaj majdanozin dhe përzieni mirë.
  3. Anojeni një të verdhë të vezës, ndërsa vezët e mbetura i rrahni në një enë tjetër, e më pas i shtoni edhe kripën, piperin dhe kaqkavallin.
  4. Pastaj këtë mase e përzieni tek mishi i bluar.
  5. Prisni nga brumi disa copa dhe formoni rripa të gjatë e të ngushtë. Shpërndani mbushjen në qendër të secilit shirit buke pastaj rrotulloni.
  6. Lyeni me të verdhën e vezës. Lëreni brumin të rritet për 2 herë më shumë se që është.
  7. Pjekeni në një fletë për pjekje për 35-40 minuta në temepraturë 180 gradë C.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-