Banka Botërore përkrah zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Banka Botërore do të vazhdoj të mbështes projektet zhvillimore në sektorin e Bujqësisë në Kosovë.  Këtë zotim ia kanë bërë ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP).

Në një njoftim për medie të këtij institucioni bëhet e ditur se Krasniqi i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2017, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.

“Në këtë takim, ministri Krasniqi dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ministri Krasniqi kërkoi që mbështetja të rritet dhe zgjerohet në masa të reja mbështetëse në dobi të fermerëve tanë”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore thuhet se shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen edhe përmes financimit shtesë për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik./Gazeta Fjala/Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-