½ kg
|
Miell (tip 500)
|
300 ml
|
Ujë
|
Kripë
|
|
500 g
|
Mish të bluar
|
500 g
|
Qepë
|
Vegetë, piper të zi, kripë
|
|
150 ml
|
Vaj
|
Miellin e vendosim në tavolinën e punës. Ia hapim një vrimë në mes, në të cilën e shtojmë ujin e përzier me kripë. E përziejmë deri sa të kemi masë të fortë brumi. E ngjeshim për 10 minuta. Pasi të kemi fituar brumin e dëshiruar, e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të rrijë për rreth 30 minuta.
Grijmë të gjitha qepët. Ndërkohë një tigan të thellë e vendosim të ngrohet vaji. Fillimisht i shtojmë qepët derisa të skuqen paksa. Sipër e shtojmë tërë mishin e bluar, me vegetë, piper të zi dhe kripë. I përziejmë derisa të mos mbetet aspak mish i papjekur.
E lëshojmë furrën në 180 gradë C.
Pasi brumi të ketë pushuar, fillojmë t’i hapim petët. Tavolinën e punës e spërkasim me pak miell dhe tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj.
I ndajmë kuleqët nga brumi, afërsisht katër për petën e poshtme dhe katër për të sipërmen. Kur t’i shtrijmë katër petët për poshtë, një nga një i vendosim në tavë, dhe ndërmjet vetes i lyejmë me vaj. Ia shtojmë tërë mishin, dhe më pas i hollojmë edhe petët për mbulim dhe veprojmë njejtë sikur me petët për bazën.
E pjekim për rreth 40 minuta apo sa të ketë marrë ngjyrë të artë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.