Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vjedhje nga Kukësi i Shqipërisë.
Ai dyshohet se në vitin 2014 rrethe orës 03.57 minuta në rrugën “Agron Bytyqi” në Prizren , me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit me iniciale J.B. e përvetëson pasurin e luajtshme nga i dëmtuari me qëllim që t’i sjell vetës dobi pasurore të kundërligjshme.
“ I dyshuari hyn i maskuar me armë në kazino “Kajot” së bashku me një person të panjohur i cili me vete kishte mjetin e rrezikshëm – thikën dhe duke e kërcënuar grabisin një shumë të konsiderueshëm parash dhe një telefon mobil,,samsung,, dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
“Andaj duke e pasur parasysh peshën dhe pasojat që i ka kjo vepër penale, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor dhe i njëjti për një kohë ka qenë në arrati Gjykata i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje për një muaj”./PrizrenPress.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.