Janë bërë tashme 50 orë pa rrymë, dhe temperatura momentale është – 15 grad celciues, disa nga fshata e komunës së Dragashit kanë mbetur krejtësisht të bllokuara.
Deri më tani asnjë reagim nga institucionet përkatëse të komunës së Dragashit dhe nga shteti i Republikës së Kosovës. Nuk dihet nese atë e dinë që komuna e Dragashit gjendët në Kosovë dhe është krejtësisht e bllokuar nga reshjet e borës. Nuk ka asnjë reagim edhe nga KEDS-i që tashme e ka lënë komunën e Dragashit 50 orë pa rrymë dhe nuk ka njoftuar për shkaqët e ndërprerjës dhe deri sa do të zhgjasë kjo ndërprerje apo prishje e energjisë elektrike.
Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, që gjendet në fshatin Plavë, në orën e hershme të ditës së sotme ka shprehur brengën për mungesë të energjisë elektrike, raporton Opoja.net.
Në profilin e tij në “Facebook”, Piraj kishte shkruar se janë bërë 50 orë pa rrymë duke kërkuar nga gazëtari Adriatik Kelmendi për të shkuar në redaksinë e lajmeve në KTV dhe të raportojë për gjendjën gjithashtu dhe ti tregojë edhe kryeministritë se Sharri është në gjendje krejtësisht të bllokuar.
Shkrimi i plotë i Burim Piraj në facebook:
Sharri – 15 gradë C e po afrohet 50 orë pa rrymë Oooo Adriatik , aman shko deri në redaksinë e lajmeve të KTV e thuaju vëlla që i ka marrë vesh krejt Kosova se edhe KTV ish në ujdi me KEDS-in .
Se për pak harrova o Adriatik, shko bre vëlla tregoj Kryeministrit që Sharri është në gjendje të keqe edhe lute le ta ndal rrymën vetëm një orë në shtëpinë e vetë e le ta sheh se në çfarë tmerri është shndërruar vendi të cilin ai e qeverisë, hajt vëllai jem ma kryej këtë punë të lutem!
Ndërkohë, nëpër rrugët lokale të kësaj komune malore po qarkullohet me mjaftë vështirësi, prandaj apelohet tek drejtuesit e automjeteve që mos të lëvizin me automjete, nëse nuk e kanë të domosdoshme, e nëse marrin pjesë në trafik, të pajisen me goma dimri dhe të kenë edhe zinxhirët.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.