Bizneset e rajonit të Prizrenit të premten kanë mbajtur një takim informues rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe në krijimin e kushteve më të mira për biznesin përmes pakove fiskale. Gjatë vitit 2016 kompania “Meka” është shpallur më e mira e vitit në regjionin e Prizrenit nga KIESA.
“E falënderojmë Zotin që pas sukseseve dhe shpërblimeve për cilësi në arenën ndërkombëtare nga ERA Awards në vitin 2014, kompania MEKA këtë vit shpallet kompania më e mirë e vitit 2016 në regjionin e Prizrenit nga KIESA”, ka thënë Burim Piraj.
“Të gjithë këto mirënjohje në prapavijë e kanë një punë të pa lodhshme dhe shumë të kujdesshme të bëhet në firmën MEKA e të gjithë të punësuarve e që kjo mirënjohje ju takon atyre dhe të gjithë konsumatorëve të kompanisë MEKA”, është shprehur Piraj.
Kriterët e përzgjedhjes janë përcaktuar nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA në bashkëpunim me administratën tatimore dhe institucionet tjera të republikës së Kosovës.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.