Në lagjet e fshatit Blaqit janë grirë gomat e veturave luksoze nga brejtësi i egër . Në oborre e parkingje në Opojë e veçanërisht në fshatin Blaq kjo kafshë gjatë mbrëmjeve po demonstron shkathtësitë e tij të brejtjes duke ngrënë e copëtuar me dhëmbë gomat e veturave, pjesët e brendshme të buta të karrigeve, pjesët e buta të dyerve, pjesët brenda veturës, jastëkët e vegjël, gomat e jashtme.
Banorët kanë bërë përpjekje për të marrë masa ndëshkimi duke vendosur afër veturave mjete që do ta shqetësonin këtë kafshë, por s’kanë pasur sukses. Ditëve të fundit gjatë mbrëmjeve banorët kanë bërë roje për ta goditur brejtësin “Fusharrin” siç quhet ndryshe në Opojë.
Këto ditë “Fusharri “ me dhëmbët e tij ka shijuar dhe gomat e një veture superluksoze të blerë në Zvicër “Jeep Volksvagen” në njërën nga lagjet e Blaqit.
Kohëve të fundit ky brejtës i egër Qelbësi (Fusharri) duket se është shumëzuar në Opojë, ngase organizata të huaja kanë sjellë nga jashtë disa nga këto kafshë ose kanë stimuluar shumëzimin e tyre në këtë trevë.
Ditë më parë në fshatin e afërt, Zaplluxhe, ishte shfaqur një lukuni ujqërish, sikurse në fshatin tjetër të Opojës, në Kosavë, qenë shfaqur ujq të uritur e të patrembur. Po ashtu deputetë të parlamentit të Kosovës dhe grupe gjuetarësh janë parë duke u argëtuar me gjueti në këtë zonë.
Opoja është rreth 20 km larg nga Prizreni. Nga pjesa lindore përmes Bjeshkëve të Sharrit kufizohet me Tetovën (Maqedoninë) ndërsa nga perëndimi Mali i Koritnikut e kufizon me Kukësin (Shqipërinë). Lartësia mesatare e vendbanimeve të Opojës është 1105 m. Përbëhet nga fshatrat: Blaçi, Bresana (Brodosana), Brezna, Brruti, Buçja, Buzezi, Bellobradi, Kapra, Kuki, Kuklibegu, Pllajniku, Pllava, Renci, Shajna, Kosava, Xërxja, Zapluxhja, Zgatari, Zymi, Qellopeku./Indeksonline/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.