Njeriu ka urtësinë e vet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

-Njeriu nuk ekziston vetvetiu.

-Njeriu është krijuar.

-Njeriu nuk vendos dot as për ardhjen, as për ikjen dhe as për qëndrimin e vet në këtë botë…

-Ekziston një Krijues.

-Krijimi i njeriut ka urtësinë e vet.

-Njeriu, duhet të njohë Krijuesin dhe të përpiqet të kuptojë urtësinë e krijimit të vet.

-Për këtë, Krijuesi ka dërguar informacione. Po ashtu, ka dërguar edhe prijës për të na mësuar misionin e krijimit.

-Bota është përkohshme. Edhe pse bota duket sikur është e qëndrueshme, njerëzit vijnë e shkojnë, pra njeriu mund ta kuptojë se, të paktën vetë ai është i përkohshëm. Ka prej atyre që e kundërshtojnë këtë:

-A do të krijohemi përsëri edhe pasi kockat tona të jenë bërë pluhur? E si mund të bashkohen përsëri grimcat e pluhurit?

Kurani përgjigjet:

-Allahu mund ta krijojë për herë të dytë njeriun, ashtu siç e krijoi për herë të parë kur nuk ishte asgjë. Jo vetëm kaq, por Ai mund t’ia krijojë përsëri edhe majat e gishtave të tij… Majat e gishtave…Asnjë njeri nuk i ka të ngjashme majat e gishtave, që janë me miliarda lloje të ndryshme… E si mund të mos ketë fuqi t’i krijojë përsëri, Ai që vendosi në një pikë uji të vockël kockat, duart, këmbët, sytë, trurin, gjuhën e buzët e njeriut? Mos e krahaso Krijuesin me fuqinë tënde! Ti je njeri dhe sado të fuqishëm ta konsiderosh veten, në fund të fundit je kryekëput i dobët… Nëse të këputet një damar në trurin tënd, shndërrohesh në një qenie tjetër… Nëse të fshihet kujtesa, nuk njeh as fëmijën, as nënën, as babanë. Çdo gjë, por çdo gjë është e lidhur me mirësinë e Krijuesit tënd. Dhe fuqia e Krijuesit është e pakufishme. Pra, vëri veshin mesazhit të Tij… Ai, i Madhëruari, urdhëron:

-Një ditë, do takohesh me Ne. Do të dalësh para Meje. Kjo është e pashmangshme dhe vendi yt i vërtetë do të jetë këtu. Këtu do të takohesh me një jetë të pafundme. Pra, përgatite vetë jetën me të cilën do të takohesh këtu, jetën e cila do të të bëjë të lumtur… Po, o njeri! Ky është mesazhi që ke përballë… Likaullah! Çasti i takimit me Allahun… çasti i qëndrimit para Madhërisë së Tij…

Përshtati dhe përgaditi: Kushtrim Guraj

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-