Kohëve të fundit kanë filluar të qarkullojnë fotografi të vrasjes së ujqërve dhe shtazëve të tjera në parkun nacional të maleve të sharrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zaplluxhë nga persona të pa njohur deri më tani, të cilët po mburrën me veprën e tyre.
Ne ende nuk e dimë nëse lejohen apo jo këto vrasje. Por një gjë dihet se po vriten duke ua rrezikuar egzitencën edhe pak atyre egërsirave të cilat janë pasuri e Kosovës.
“Nuk di qfarë të themë, kjo është një masakër e parkut nacional Sharri dhe vlerave të përgjithshme të faunës së Kosovës. A ka ma trishtim kur ta she këtë masaker dhe të mburresh”, ka thënë Nexhmedin Ramadani, nga organizata Finch, për Portalin “Opoja.net”.
Një ditë para se të ndodhë kjo masakër, në Dragash është mbajtur një takim për mbrojtën e kafshëve të egëra nga organizata Finch.
“Ne dje e kemi pasur një takim në Dragash, mu për këtë që të mbrohen kafshët e egëra”, është shpehur, Nexhmedin Ramadani.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.