Sadakaja, kjo gjë dhe forcë e mahnitshme

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Pejgamberi i Allahut, Muhammedi a.s. në një rast patë thënë: “Ju urdhëroj të jepni sadaka. Shembulli i sadakasë i ngjan njeriut, të cilin e ka robëruar armiku, ia ka lidhur duart dhe dëshiron që t’ia heq kokën. Në atë çast njeriu thotë: ‘Po e blejë veten me krejt atë që kam’, dhe kështu e shpëton veten ai.” (Imam Tirmidhi)

Këto janë fjalë të Muhammedit a.s., dhe janë të dëshmuara në praktikë dhe të vërtetuara me raste të vërteta. Sadakaja, me të vërtetë, ka një fuqi dhe forcë marramendëse në mënjanimin e të gjitha fatkeqësive dhe sprovave. Sadakaja e mbron prej fatkeqësive dhe problemeve, madje, edhe mëkatarin dhe zullumqarin, sikur që e mbron edhe pabesimtarin kur ai jep. Këtë e dinë të gjithë njerëzit, pasi e kanë përjetuar në vetë lëkurën e tyre.

Imam Tirmidhiu përcjell, po ashtu, një hadith nga Enes b. Maliku, r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Me të vërtetë, sadakaja e shuan hidhërimin e Allahut dhe mbron prej një vdekjeje të shëmtuar.”

Ashtu siç shuan hidhërimin e Allahut të Lartë, ajo shuan edhe gjunahet dhe gabimet e njeriut, njejtë siç shuan uji zjarrin.

Imam Tirmidhiu shënon një tjetër hadith nga Muadh ibn Xhebeli r.a. në të cilin thuhet: “Njëherë isha në rrugëtim me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., dhe me që isha shumë afër tij, e dëgjova duke thënë: “A dëshironi që t’u drejtojë drejtë dyerve të mirësisë? Agjërimi është mburojë, kurse sadakaja i shuan gjunahet, siç uji e shuan zjarrin, sikurse edhe namazi i cili falet në errësirën e natës. Më pas e lexoi ajetin e Kur’anit: Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit të tyre me frike dhe respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne.” (Es-Sexhde, 16).

Pejgamberi a.s. e kishte krahasuar njeriun, i cili me pasurinë e tij kishte blerë vetveten dhe kishte shpëtuar nga vdekja, me njeriun që shpërndan dhe jep sadaka. Vërtetë, sadakaja e shpëton njeriun nga dënimi i Allahut Fuqiplotë. Ndonjëherë njeriun e mbulojnë aq shumë gjunahet sa mund ta shkatërrojnë atë, mirëpo është sadakaja, ajo e cila, në momente te caktuara, e shpëton atë nga fundosja.

Hazreti Omeri r.a. thotë: “Më është thënë se veprat e njeriun garrojnë ndërmjet veti, kështu që sadakaja thotë: ‘Unë jam më e mira’.”

Kur koprraci dëshiron të dhurojë sadaka, atë e pengon koprracia e tij, kurse zemra e tij mbetet e ngurtësuar. Nga ana tjetër, kur njeriu jep sadaka, zemra dhe gjoksi i tij zgjerohen, dhe ky i ngjan njeriut i cili bartë tesha komode, në të cilat ndjehet rahat dhe mirë. Kështu është edhe me sadakanë, sa herë që ai jep, kjo kënaqësi dhe komoditet vetëm se i shtohet. Sikur sadakaja të mos kishte ndonjë dobi tjetër pos kësaj, do të mjafton kjo për njeriun që ai të dhuronte sa më shumë.

Dijetari i njohur, Ibn Kajimi ka thënë: ”Ata që janë të mirë me robërit e Allahut, Allahu do të jetë i mirë me ta. Ata që janë të mëshirshëm ndaj tyre, Allahu do të jetë i mëshirshëm me ta. Ata që janë bujar ndaj tyre, Allahu do të jetë Bujar me ta. Ata që u bëjnë dobi atyre, Allahu do t’u bëj dobi po ashtu. Ata që ua mbulojnë gabimet muslimanëve, Allahu do t’ua mbulon gabimet e tyre. Ata që nuk u sjellin përfitim krijesave të Tij, Allahu do t’i privojë nga të gjitha mirësitë e Tij. Për rrjedhim, Allahu do t’i trajtoj robërit e vet në këtë botë dhe në botën tjetër, sipas mënyrave që ata i trajtojnë krijesat e T

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-