Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Reshat Kajragliu“, dje një person është sulmuar fizikisht me thikë nga disa të dyshuar meshkuj, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress, transmeton Opoja.net.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në raport thuhet se njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.