Shekuj me radhë literatura Kineze dhe Japoneze ka cekur efektet pozitive dhe shëruese të cilat i kanë vezët dhe mishi i fëllënzave Japoneze. Rami Qollopeku ka mënduar për këto dhe i ka sjellur në fshatinë e tij.
“Vezët dhe mishin e Fëllënzave Japoneze në fillim kam blerë për familjarët e mi dhe kur kam parë që janë shëruese i kam blerë 50 Fëllënza, dhe që tre vite merrëm me to duke i shumuar vet dhe tani i kam 600 të tilla, kanë efekte pozitive dhe shëruesi, prandaj i kam sjellur në fshatin Qollopek” ka thënë Rami Qollopeku për Opoja.net.
“Ato duhet shumë kohë që të kujdesesh dhe kërkojnë mjaftë ushqim për ti ushqyer, e në anën tjetër ketu tek ne nuk kanë shumë njohuri për to dhe për efektin shërues të tyre” shprehet Qollopeku.
Bazuar në përbërjen e këtyre vezëve është konstatuar se me përdorimin e këtyre vezëve suksesshem mund të parandaloni dhe të shërohen shumë sëmundje.
Këto vezë përmbajnë minerale si: amino acid, kalcium, fosfor,dhe hekur, gjithashtu dhe vitamina: A, B1, B2, etj.
“Mundësit e këtyre vezëve për tu shëruar e ka vërtetuar edhe OBSH-ja, Organizata Botrore e Shëndetit” ka përfunduar Rami Qollopeku.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.