Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Dragashit e mbështetur edhe nga MeD, MBPZHR si dhe nga UNDP-Projekti InTerDev organizohen:
– Aktivitete kulturore – koncert me këngëtar të estradës sonë, valle tradicionale si dhe
– Panair me Produkte vendore tradicionale të Sharrit.
Ky manifestim organizohet për nderë të Diasporës sonë, i cili do te mbahet më datë 22.07.2016 (e Premte) në vendin Sheshi Adem Jashari në Dragash duke filluar prej orës 11:00.
Moto e këti manifestimi është: MIRË SE ERDHE DIASPORË
Ftojmë diasporën dhe qytetarët e komunës sonë qe të jenë pjesë e këti manifestimi, thuhet në njoftimin nga Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.