Ushqimi pershine deri ne 70% te kostos se prodhimit ne ferme te qumeshtit. Balancimi i racionit ditor te te ushqyerit e lopeve qumeshtore ndryshon mvaresishte nga faza e prodhimtarise. Te te ushqyerit e drejte te lopeve kontribon ne rritjen e efikasitetit te reprodukcionit, si dhe e nfrite cilesine dhe sasine e qumeshtit te prodhuar.
Të ushqyerit e mëshqerrave barrëse (gravide) – Në të ushqyerit e kësaj kategorie duhet të kemi parasysh që të sigurojmë lëndët e nevojshme ushqyese për:
- Rritjen e mëshqerrave
- Zhvillimin e fetusit (viçit)
- Përgatitjen e mëshqerrave për laktacion
Në dy javët e fundit para pjelljes duhet të zvogëlojmë sasinë e ushqimit me përbërje të lartë energjetike dhe proteinike ( ushqimet e koncentruar), dhe në javën e fundit para lindjes se viqit ato duhen larguar plotësisht.
Faktorët që ndikojnë në prodhimin e qumështit janë:
Raca dhe vetitë trashëguese të lopës, mosha e lopës, masa trupore, faza e laktacionit, qëndrueshmëria ( perzistenca) e laktacionit, estrusi (afshi), intervali mes dy pjelljeve, të ushqyerit, kohëzgjatja e periudhës së tharjes, kondicioni i lopës në kohën e pjelljes, numri i mjeljeve gjatë ditës, ndërrimi i mjelësve,faktorët klimatik, sëmundjet e kafshëve, përdorimi i medikamenteve.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.