Dragash: Varroset bariu i vrarë nga rrufeja (Video)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Vendi ku zakonisht i kulloste delet u bë fatkeq për Sami Halimin, 40 vjeçar.

Bariu i Bjeshkëve të Kuklibegut të Dragashit e gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës pas goditjes nga rrufeja, njofton Klan Kosova.

I ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit në fjalë këtë të enjte, ndërkaq për rastin rrëfeu vëllai i tij i cili tregoi se kur e pa viktimën kishte kërkuar ndihmë edhe tek bashkëfshatarët.

Në vendin e ngjarjes u konstatua se rrufeja i vrau edhe 13 dele  e që për groposjen e tyre e mbikqyri inspektori i Komunës se Dragashit, njofton Klan Kosova, përcjellë Opoja.net.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-