Djathi i Sharrit dominon në Panairin “Shtëpia e Komunave”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Me rastin e përvjetorit të 15-të të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është organizuar Panairi “Shtëpia e Komunave”. Në këtë panair është prezantuar edhe Komuna e Dragashit me prodhime vendore BIO nga malet e Sharrit.

Në këtë panair ka dominuar Djathi i Sharrit nga ndërmarrja dhe ferma “Rudina” që me punën e tyre të palodhshme kanë treguar rezultate në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

“Ishte munëdsi e mirë që konsumatoret në këtë panair të shijonin prodhime Bio nga bjeshkët e Sharrit në veqanti ishte mjafte i kërkuar djathi Pekurino dhe Feta nga qumështi i delëve, nga djathorja në Fshatinë Kosavë” ka thënë Emin Kolloni për Opoja.net.

Pjesë e këtij panairi ishte edhe vizita e drejtorit të Administratës nga Dragash, Avni Nebiu, dhe Mevludin Krasniqi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, i cili u shpreh për Opoja.net se në panairin “Shtëpia e Komunave”, organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), pata kënaqësinë të vizitoj edhe këndin e prezentimit të mundësive zhvillimore që ofron edhe Komuna e Dragashit (Sharrit). Aty takova edhe ndërmarrës nga ferma “Rudina” që me punën e tyre të palodhshme po tregojnë rezultate në zhvillimin e veprimtarisë së tyre! Shijova edhe produktet vendore Bio nga malet e Sharrit!

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-