Dragash, 24 maj 2016 – Ky aksion ka filluar sot në ora 10:00 në komunëne Dragash, dhe ka vazhduar nëpër të gjithë fshatrat e kësaj Komune. Pjesëmarrës në këtë aksion kanë qënë 600 të rinjë të Komunës së Dragashit kryesisht nxënës.
Pjesë e këtij aksioni janë edhe aktivistët e Qendrës Rinore “Avoko” të komunës së Dragashit. Fushata po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Dragashit, Policinë e Dragashit, Eko -Regjioni etj.
Koordinator për Dragash ta pastrojmë Kosovën, Jeton Qengaj tha për Opoja.net se ky aksion po fillon nga qytetza e Dragash për të vazhduar me të gjithë fshatrat e kësaj komune.
Ndërsa, sipas menaxherit të Ekoregjionit, Nexhat Isufit janë grumbulluar 4.5 ton mbeturina gjatë ditë së sotme.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.